Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Moti sot
moti

Moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.

Në Prishtinë temperaturat minimale do të jenë 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të shkojnë deri në 22 gradë Celsius.

/TV Arbëria