Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hoti: Pesë veprimet e nevojshme pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës

Hoti: Pesë veprimet e nevojshme pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës

Avdullah Hoti, ish-kryeministër i Kosovës, ka renditur pesë veprime të nevojshme pas sulmit terrorist ndaj Policisë së vendit tonë.

Hoti ka theksuar që koordinimi i veprimeve është i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në këtë zonë.
Sipas Hotit këto janë pesë hapat e nevojshëm për t’u ndjekur:
Armatimi i konfiskuar dhe sjellja e grupit terrorist dëshmojnë për një sulm terrorist të përgatitur profesionalisht, të cilën gjë mund ta bëjnë vetëm strukturat shtetërore të Serbisë. Nëse kjo nuk qëndron, atëherë Serbia është shtet i dështuar ku mbizotërojnë struktura të armatosura kriminale.
Institucionet ndërkombëtare dhe aleatët me të drejtë e kanë cilësuar këtë sulm si akt terrorist, por tani duhet me ngulm të kërkohet përgjegjësi nga Serbia në ndjekjen dhe dorëzimin e terroristëve.
Institucionet e rendit dhe ligjit të Kosovës, në bashkëpunim me aleatët, duhet të ndërmarrin operacione të gjera të kontrollit për të zbuluar të gjithë rrjetin terrorist.
Hetimi penal dhe gjykimi i personave të përfshirë në këtë akt terrorist duhet të bëhet sipas ligjit vendor, në respektim të konventave ndërkombëtare përkatëse, me transparencë maksimale, duke i informuar në vazhdimësi akterët ndërkombëtarë të sigurisë që operojnë në Kosovë dhe duke i ftuar ata ta përcjellin gjithë procesin e hetimit dhe gjykimit.

/TV Arbëria