Shkencëtarët pohojnë se aroma e rozmarinës mund t’u ndihmojë pacientëve, që t’i marrin ilaçet me kohë ose harrestarëve, që me kohë të dërgojnë urimet për ditëlindje.
Ekipi i psikologëve nga Universiteti Northumbira në Newcastle (Britani) ka testuar efektin e vajit eterik të rozmarinës në njerëz. Dr. Marc Moss, një prej autorëve të studimit, ka pohuar se si dobia e kësaj arome tani është dëshmuar edhe shkencërisht.
“Studimin tonë e kemi bazuar në studimet e mëparshme për efektin e rozmarinës në memorien afatgjatë dhe në aritmetikën mendore, ndërsa jemi përqendruar në mbajtjen mend të ngjarjeve, të cilat priteshin të ndodhnin dhe disa detyra të caktuara”.
Sipas Dr. Mark Moss, i cili kishte prezantuar gjetjet në konferencën e “British Psychology Society”, kishte theksuar se rozmarina dhe ndikimi i saj në kujtesë është krejt real. Kjo jep mundësinë që njerëzit të funksionojnë mirë për çdo ditë.
Gjethet e rozmarinës kanë një aromë të mprehtë me një flagrancë të lehtë të drurit.
Aroma e rozmarinës e përmirëson perceptimin mendor dhe memorien, e gjithashtu besohet se e rritë vetëbesimin.
Një nga vetitë unike shëruese të saj është mbrojtja nga ankthet. Kjo edhe është arsyeja pse gjatë kohërave të lashta është vendosur nën jastëk.
Ndërsa, nëse jeni adhurues i Shekspirit, me siguri e dini kur ka thënë që rozmarina e përmirëson kujtesën.
/TV Arbëria