Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Franca dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës

Franca dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës kanë reaguar për sulmin terrorist të ndodhur dje në veri të Republikës së Kosovës që la të vdekur një pjesëtar të Policisë së Kosovës dhe të plagosur dy të tjerë.

Franca e ka dënuar një sulm të tillë duke e konsideruar si sulm të papranueshëm ndaj Kosovës që la të vdekur një polic të Kosovës dhe plagosi dy të tjerë.

Në këtë reagim, Franca ka thënë se shpreh ngushëllime për familjet e viktimave dhe kanë bërë thirrje që autorët të sillen shpejt para drejtësisë.

Parisi zyrtar konsideron se këto ngjarje theksojnë nevojën urgjente që Serbia dhe Kosova të veprojnë me përgjegjësi me qëllim të uljes së tensioneve dhe rikthimit në mirëbesim në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

/TV Arbëria