Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Belgjika dënon sulmin ndaj policisë

Belgjika dënon sulmin ndaj policisë

Ministria e Jashtme e Belgjikës ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vdekur një polic në Banjskë të Zveçanit.

Ata kanë thënë se autorët duhet të vihen para drejtësisë.

“Belgjika dënon ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe shpreh ngushëllimet e saj për familjen dhe të dashurit e oficerit të vrarë. Faktet duhet të hetohen plotësisht dhe autorët të vihen para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria