Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lista Serbe: Do të kërkojmë hetim për vrasjen e dy serbëve pasi janë dorëzuar

Lista Serbe: Do të kërkojmë hetim për vrasjen e dy serbëve pasi janë dorëzuar

Një ditë pas sulmit terrorist të një grupi serbësh në veri të Kosovës, ka reaguar Lista Serbe.

Në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, kjo parti ka ngushëlluar për policin shqiptar të vrarë në veri si dhe familjarët e serbëve.

“Në emër të Listës Serbe dhe të gjithë popullit serb nga Kosova shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të serbëve të ndjerë dhe policit shqiptar të Kosovës në ngjarjen tragjike të djeshme në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit”, thuhet në njoftim.

Lista Serbe pretendon që së paku dy serbë janë vrarë pasi janë dorëzuar.

“Po ashtu, do të kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve të vrarë gjakftohtë edhe pse janë dorëzuar. E pyesim bashkësinë ndërkombëtare pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion, por vetëm policia e Kurtit?”, thuhet tutje.

/TV Arbëria