Ka nisur kortezhi i funeralit të policit Afrim Bunjaku, i cili u vra të dielen në fshatin Banjskë të Zveçanit, në veri.
Varrimi i tij është paralajmëruar të bëhet në ora 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë.
Në varrimin e policit të ndjerë po marrin pjesë edhe shumë figura politike.
Polici i ndjerë Afrim Bunjaku, u shpall sot “Hero i Kosovës” nga presidentja Vjosa Osmani, e cila në ceremoninë e varrimit e ka quajtur ” frymëzim për brezat e ardhshëm se si duhet të mbrohet atdheu”.
/TV Arbëria