Blog Post

Arbëria TV > Featured > Janë gjetur dokumente të Milan Radoiçiq në sulmet terroriste në veri

Janë gjetur dokumente të Milan Radoiçiq në sulmet terroriste në veri

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media kanë shpalosur detaje nga sulmet terroriste që ndodhën më 24 shtator në veri ndaj Policisë së Kosovës.

Ministri Sveçla deklaroi se sulmet kanë qenë të organizuara dhe të mbështetura nga Serbia, derisa tha se kanë gjetur dokumente të serbit Milan Radoiçiq.

“Organizim terrorist i urdhëruar nga Beogradi, nuk ka të bëjë më organizim të shpejtë. Në materiale kemi gjetur dokumente të kriminelit, Milan Radojçiq. Ka pasur përfshirje të qindra personave, ka armë ushtarake të vitit 2021 që janë furnizim nga Ushtria e Serbisë. Serbia po shfrytëzon kriminelët”, pohoi ministri.

Ndërkaq, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha tha se kanë dyshime se në mesin e personave të armatosur ka qenë edhe vetë Radoiçiq.

/TV Arbëria