Armando Broja ka bërë rikthimin e tij të madh në fushat e blerta pas nëntë muajve duke qëndruar jashtë tyre.
Sulmuesi shqiptar u rikthye të dielën duke luajtur për disa minuta me fanellën e Chelseat në përballje me Aston Villën.
Broja e nisi sfidën ndaj Aston Villas nga stoli, ndërsa zbriti në fushë në minutën e 79-të, duke zëvendësuar Moises Caicedon.
Në një reagim në rrjetet sociale, Broja shprehu keqardhje për humbjen 0-1 ndaj Aston Villas, ndërsa më tej falënderoi të gjithë ata që punuan në rikthimin e tij.
“Natyrisht nuk është rezultati që prisnim sot, por çfarë ndjesie e pabesueshme dhe emocionale të kthehesh në fushë pas kaq shumë muajsh jashtë”.
“Faleminderit djema për mbështetjen dhe faleminderit të gjithëve që punuan për kthimin tim”, ka shkruar reprezentuesi shqiptar.
/TV Arbëria