Blog Post

Arbëria TV > Siguri > Mban me dhunë një grua, arrestohet një person në Prishtinë

Mban me dhunë një grua, arrestohet një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Prishtinë i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “privim i kundërligjshëm i lirisë”.

Policia ka theksuar se i dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës femër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria