Bayern Munich mori një fitore të thellë ndaj Bochum me rezultat 7-0 në kuadër të xhiros së pestë në Bundesligë.
Harry Kane shkëlqeu në këtë përballje, duke shënuar het-trik dhe dukur dhuruar edhe dy asistime.
Anglezi ka 7 gola në 5 ndeshjet e para në Bundesliga, duke thyer rekordet e vendosura nga Gerd Muller (1965), Miroslav Klose (2007) dhe Mario Mandzukic (2012).
Trajneri Thomas Tuchel u shfaq i lumtur pas ndeshjes, teksa në analizën e tij deklaroi se çfarë i pëlqeu më shumë nga skuadra.
”Jam shumë i kënaqur me qëndrimin e skuadrës dhe mënyrën se si e trajtuan ndeshjen. Hodhëm një hap të qartë përpara. Ne luajtëm drejtpërdrejt dhe me shpejtësinë e duhur’.
“Ishte një paraqitje e nivelit të lartë, një paraqitje e shkëlqyer ekipore”, ka thënë Tuchel.
/TV Arbëria