Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Drejtori i Klinikës Torakale tregon për gjendjen e policit të plagosur

Drejtori i Klinikës Torakale tregon për gjendjen e policit të plagosur

Drejtori i Klinikës Torakale Nazmi Kolgeci ka thënë se polici i plagosur në fshatin Banjskë të Zveçanit, është jashtë rrezikut për jetë. Ai ka thënë se së bashku me ekipin kujdestar kanë arritur t’ia largojnë një mjet nga ana e majtë e gjoksit.

Kolgeci ka thënë se plumbi nuk i ka prekur organet vitale dhe se gjendja e tij është e mirë.

“Në orët e para të mëngjesit kemi arrit ta kryejmë një intervenim ndaj tij dhe e kemi larguar një predhë (dyshohet të jetë plumb) nga ana e majtë e gjoksit. Fatmirësisht, nuk i ka prekur organet vitale të policit. Gjendja e tij shëndetësore është mirë dhe po vazhdon trajtimin në Klinikën tonë”, u shpreh Kolgeci.

/TV Arbëria

Powered by WordPress