Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kraki: Vrasja e policit me lejen e nënkuptuar të Escobarit dhe Lajçakut

Kraki: Vrasja e policit me lejen e nënkuptuar të Escobarit dhe Lajçakut

Profesori universitar, Nezir Kraki, i njohur për qëndrimet në mbështetje të Albin Kurtit, ka reaguar i mllefosur pas vrasjes së një polici, dhe plagosjes së një tjetri, sot në orët e para të mëngjesit në veri të vendit.

Ai ka shkruar se eskalimi i situatës deri në vrasje të policëve dhe sulme kundër rendit kushtetues bëhet edhe me lejen e nënkuptuar të Escobarit dhe Lajçakut.

Sipas tij, Kosova duhet te tërhiqet nga bisedimet “përderisa Escobar dhe Lajçak ta kenë këtë qasje haptazi proserbe”.

POSTIMI I PLOTË:

Eskalimi i situatës deri në vrasje të policëve dhe sulme kundër rendit kushtetues bëhet edhe me lejen e nënkuptuar të Escobarit dhe Lajçakut.

Keta te dy ia kane dhene te gjitha te drejtat Vuçiqit per ta frikesu Albinin dhe per ta obligu Kosoven qe t’i pranoje kushtet e Serbise.

Ne Bruksel KM Kurti e shtroi nje pyetje te qarte ate ditë: “Kur këta flasin për eskalim, le të tregojnë kush e ka në plan ta bëjë eskalimin”.

Dhe ja eskalimi nuk vonoi dhe parlajmërimet e Vuçiqit në OKB për luftë me të gjitha mjetet për ta pengu Kosovën po ekzekutohen në terren. Megjithatë, përsëri Kosova i ka fajet dhe deklaratat e diplomatëve proserbë kështu do thonë.

Kosova duhet të terhiqet nga bisedimet përderisa Escobar dhe Lajçak ta kenë këtë qasje haptazi proserbe.

/TV Arbëria