Siç edhe e dimë nga lajmet paraprake, dita e sotme në Prishtinë shënon “Ditën pa makina”.
Kjo ngjarje nuk i iku as kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama.
Ai në rrjetin e tij social, Facebook është shprehur se ditën e sotme qytetarët patën mundësinë të shijojnë pastërtinë e mjedisit, duke ndryshuar rutinën e tyre.
“Shfrytëzimi i biçikletave dhe trotinetëve për transport në rrugën “Dëshmorët e Kombit” ka qenë mënyra më e mirë për të shënuar ditën botërore pa makina”, tha ai.
/TV Arbëria