Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka zbuluar se një fitore ndaj Real Madridit, ndoshta çuditërisht, ishte momenti i tij më i lumtur që nga kthimi në klub.
Duke folur për shtypin përpara përballjes me Celta Vigo, Xavi ka zbuluar momentin e tij më të mirë si trajner i Barcelonës.
Sipas Xavit, ky moment përkon me fitimin e Superkupës së Spanjës dhe jo fitimin e titullit në La Liga, e cila ishte e para në katër vjet për klubin nga Camp Nou.

Në të vërtetë, kjo ishte një fitore vendimtare në El Clasico për ekipin. Ishte gjithashtu trofeu i parë i Xavit si trajner i Blaugranëve.
Ndryshe, Xavi mbërriti në Cam Nou në nëntor të vitit 2021. Ai do të rinovojë në ditët në vijim, kontratën e tij deri në vitin 2025.
/TV Arbëria