Mjekët nga Turqia, në bashkëpunim me stafin e mjekëve dhe infermierëve nga klinikat e QKUK-së, kanë kryer 12 operacione kardiokirurgjike tek fëmijë dhe 26 raste në sallën e kateterizimit në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë.
Operacionet dhe ndërhyrjet e tjera po vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, bën të ditur Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës.
“Drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, gjatë ditës së sotme ka pritur ekspertët nga Turqia, të cilët i ka falënderuar për punën e shkëlqyer që kanë bërë dhe po bëjnë në trajtimin e fëmijëve nga Kosova.
Gjatë takimit me mjekët dhe stafin tjetër nga Turqia, ata kanë shprehur kënaqësinë e tyre që patën mundësi t’i trajtojnë fëmijët nga Kosova, duke shprehur falënderimin edhe për stafin vendor të klinikave që janë treguar shumë bashkëpunues”, thuhet në njoftim.
/TV Arbëria