Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Shpëtohet gruaja në Kabul e cila për 25 vite u mbajt e mbyllur

Shpëtohet gruaja në Kabul e cila për 25 vite u mbajt e mbyllur

Policia ka arritur ta shpëtojë një grua e cila për 25 vite qëndroi e mbyllur në një dhomë të errët në kryeqytetin e Afganistanit, ka njoftuar ministria talibane e Punëve të Brendshme.

Gruaja është mbajtur në hapësirën plot me mbeturina, ku fotografitë e publikuara nga ministria shfaqin tmerrin. Thuhet se ushqimin ia kishin dhënë përmes dritares.

“Po ndihet e pasigurt dhe e frikësuar kur sheh njerëz tjetër”, tha zëdhënësi i ministrisë Abdul Matin Kani – duke përshkruar torturat e gruas.

Ajo tani po shërohet në spitalin e Kabulit si pasojë e probleme psikike dhe lëndimeve trupore. E si rezultat i kequshqyerjes, ka probleme edhe me aneminë, thonë mjekët që po e përcjellin gjendjen e saj shëndetësore.

Prej vitesh është keqtrajtuar pas ndarjes nga burri i parë. E policia afgane ka bërë të ditur se katër anëtarë të familjes së saj janë arrestuar, përfshirë vëllain.

/TV Arbëria

Powered by WordPress