Thënie të mençura për njeriun, guximin, mendjen…
-Sa i çuditshëm është njeriu. Ai humbet shëndetin e tij duke fituar pasuri. Pastaj, për të rikthyer shëndetin e tij ai e jep gjithë pasurinë e tij. Ai shkatërron të tashmen e tij ndërsa shqetësohet për të ardhmen e tij, por qan në të ardhmen duke kujtuar të kaluarën e tij. Ai jeton sikur vdekja nuk do t’i vijë kurrë, por vdes në një mënyrë sikur të mos kishte lindur kurrë.
-Asnjë zbulim i madh nuk u bë kurrë pa një mendim të guximshëm.
-Errësira nuk mund ta dëbojë errësirën; vetëm drita mund ta bëjë atë. Urrejtja nuk mund ta largojë urrejtjen; vetëm dashuria mund ta bëjë atë.
-E pamundura është një fjalë që mund të gjendet vetëm në fjalorin e budallenjve.
-I vetmi tiran që pranoj në këtë botë është ai zëri përbrenda meje.
-Një burrë që guxon të humbasë një orë kohë nuk e ka zbuluar vlerën e jetës.
-Por instikti është diçka që tejkalon dijen. Ne kemi, pa dyshim, disa fibra të holla që na mundësojnë të perceptojmë të vërtetat kur deduksioni logjik, ose ndonjë përpjekje tjetër e qëllimshme e trurit, është e kotë.
-Ju kurrë nuk mund ta kaloni oqeanin nëse nuk keni guximin të harroni bregun.
-E vërteta është pasardhëse e heshtjes dhe meditimit.
/TV Arbëria