Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kosova në renditjen e FIFA-s bie për dy pozita, ndërsa Shqipëria ngritet për tri pozita

Kosova në renditjen e FIFA-s bie për dy pozita, ndërsa Shqipëria ngritet për tri pozita

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar rënie për dy pozita në ranglistën e FIFA-s, ndërsa Kombëtarja e Shqipërisë është ngritur për tri pozita pas ndeshjeve të shtatorit.

Dardanët luajtën dy ndeshje gjatë muajit shtator, ku fillimisht barazuar 2-2 në Prishtinë me Zvicrën, ndërsa u mposhtën 2-0 nga Rumania.

Këto rezultate bën që Kosova të bie për tri pozita në ranglistën e re të FIFA-së të publikuar sot (e enjte).

Pas këtyre dy ndeshjeve, Kosova e sheh veten nga pozita e 109-të në pozitën e 111-të me 1181 pikë.

Për dallim nga Kosova, Shqipëria ka shënuar ngritje për tri pozita, pas barazimit 1-1 me Çekinë në udhëtim dhe fitoren 2-0 ndaj Polonisë në Tiranë.

Pas këtyre rezultateve, Shqipëria e sheh veten nga pozita e 65-të në pozitën e 62-të me 1395 pikë.

Në renditjen totale, Argjentina është në vendin e parë, Franca në vendin e dytë, ndërsa Brazili e kompleton podiumin.

Në top dhjetëshe gjenden edhe Anglia, Belgjika, Kroacia, Holanda, Portugalia, Italia dhe Spanja.

/TV Arbëria

Powered by WordPress