Zjarret mbërthejnë Portugalinë, 5 viktima dhe 182 të plagosur, mijëra hektarë të djegur

Ndërsa Italia është përfshirë nga përmbytjet dhe stuhitë, një...

Ekipi francez i gërmimeve gjen shënimin 200-vjeçar të arkeologut

  Një ekip studentësh vullnetarësh në një gërmim arkeologjik në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Dështon tenderi për pajisjet e repartit për IVF-në

Extra AL PVC

Ka dështuar tenderi për ta pajisur repartin e dedikuar për metodën e fertilitetit të asistuar mjekësor (IVF) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Për disa kërkesa dhe pajisje nuk janë pranuar fare oferta”, thuhet në një dokument të divizionit të prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë.

Ky divizion tha se për të vazhduar procesin për pajisjen e raportit, “sipas profesionistëve duhet të rishikohen specifikat teknike” para se të hapet sërish tenderi.

Edhe Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar për REL-in se tenderi për pajisjet e IVF-it ka dështuar.

“Gjatë procesit tenderues janë pranuar shumë pyetje sqaruese dhe janë bërë korrigjimet e kërkuara me qëllim të lehtësimit dhe mundësisë më të gjerë për ofertim. Por, meqenëse nuk kishte oferta të përgjegjshme pritet që gjatë ritenderimit, të arrijmë t’i kontraktojmë”, u tha në përgjigjen e MSH-së.

Kosova synon që të ketë një repart të posaçëm për IVF-në në Qendrën Klinike Universitare (QKUK). Për pajisjet e nevojshme për këtë repart, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 1.5 milion euro.

Aktualisht, kjo metodë kryhet vetëm në institucionet private.

Në Klinikën e Gjinekologjisë, në kuadër të së cilës do të jetë reparti i IVF-së, po presin pajisjet për këtë metodë mjekësore. Punimet në infrastrukturë për repartin e ri veçse janë kryer.

IVF-ja është një metodë fertiliteti, së cilës i nënshtrohen personat që nuk mund të lindin fëmijë në mënyrë natyrale.

Përmes kësaj procedure, ekipi mjekësor heq vezët nga vezoret e një gruaje dhe më pas i fekondon ato me spermë në laborator. Embrionit të fekonduar i jepen disa ditë për t’u rritur dhe më pas ai vendoset në mitrën e gruas. Procesi zakonisht zgjat katër deri në gjashtë javë.

Por, as kjo metodë nuk është 100 për qind e suksesshme.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Zjarret mbërthejnë Portugalinë, 5 viktima dhe 182 të plagosur, mijëra hektarë të djegur

Ndërsa Italia është përfshirë nga përmbytjet dhe stuhitë, një...

Ekipi francez i gërmimeve gjen shënimin 200-vjeçar të arkeologut

  Një ekip studentësh vullnetarësh në një gërmim arkeologjik në...

Biden shpreh optimizëm për marrëveshjen e paqes në Lindjen e Mesme

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden nuk u përgjigj drejtpërdrejt...

Pas industrisë së xhamit, biznesmi kosovar i futet sektorit të energjisë – blen aksione në një kompani të fuqishme çeke

Pasi mori tregun në Ballkan me industrinë e xhamit, duket se biznesmeni nga Vitia, Bledian Ramadanit, iu ka shtuar ‘apetiti’ biznesor, duke hyrë kështu...

Zjarret mbërthejnë Portugalinë, 5 viktima dhe 182 të plagosur, mijëra hektarë të djegur

Ndërsa Italia është përfshirë nga përmbytjet dhe stuhitë, një tjetër vend europian është mbërthyer nga zjarret që nga 15 shtatori. Bëhet fjalë për Portugalinë...

Ekipi francez i gërmimeve gjen shënimin 200-vjeçar të arkeologut

  Një ekip studentësh vullnetarësh në një gërmim arkeologjik në Francën veriore kanë pasur një komunikim surprizë nga e kaluara. Në majat e shkëmbinjve ata zbuluan...