Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.
Me fillimin e kësaj seance shumica e deputetëve të VV-së e kanë lëshuar sallën e Kuvendit.
Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi tha se është e nevojshme krimi i këtij Komisioni.
“Mënyra e menaxhimit të rezervave shtetërore nga Qeveria është me rëndësi jetike, andaj mund të ketë pasoja jetike. Me qëllim të identifikimit, me qëllim të një sistemi me efikas, për menaxhimin që kanë të bëjnë me rezervat shtetërore”.
“Ne deputetë nënshkrues konsiderojmë që është e domosdoshme që të kemi hetim parlamentar për të parë se sa janë respektuar ligjet dhe procedurat për çështjen e rezervave shtetërore dhe duke mos u kufizuar vetëm në këtë çështje. Propozohet që të jetë me 11 anëtarë, afati kohor mandati i këtij Komisioni duhet të jetë sipas ligjit 6 muaj nëse duhet edhe më shumë”, tha ai.
/TV Arbëria