Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka filluar gjenerata e parë e Kursit të Rreshter Majorëve. Me këtë kurs, Forca e Sigurisë së Kosovës i kompleton të gjitha nivelet e sistemit të edukimit për nënoficerë.
Kursi i Rreshter Majorëve është niveli me i lartë i edukimit profesional ushtarak për nënoficerët e FSK-së.
Programi i këtij kursi është hartuar në bazë të standardeve me të larta të edukimit profesional ushtarak dhe është në përputhje me programin e Akademisë së Rreshter Majorëve të SHBA-ve, ka bërë të ditur Forca e Sigurisë së Kosovës.
/TV Arbëria