Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Siguri > Arrestohet një polic dhe katër qytetarë

Arrestohet një polic dhe katër qytetarë

Një polic së bashku me katër qytetarë janë arrestuar mëngjesin e sotëm nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Inspektorati Policor i Kosovës njofton se të njëjtit dyshohet për kryerjen e veprave penale ““Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, neni 414, “Armëmbajtje pa leje” nga neni 366, “Dhënie ndihme kryesit të veprës penale pas kryerjes së veprës penale” nga neni 33 dhe “Organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm” nga neni 294 i Kodit Penal të Kosovës.

Operacioni i Inspektoratit është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit.

“Sot që nga orët e hershme të mëngjesit, Inspektorati Policor i Kosovës (tutje IPK), i mbështetur nga njësi të reagimit të shpejtë të policisë ka zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, për kontroll dhe sekuestrim të dëshmive që do të gjenden gjatë kontrollit. Operacioni zhvillua në pesë (5) lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm”, vijon njoftimi.

Gjatë kontrolleve të lokacioneve të ndryshme hetuesit e IPK-së kanë sekuestruar gjësende të ndryshme përfshirë: disa telefona mobil, dy USB para të gatshme, dy pistoleta etj.

Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së.

/TV Arbëria

Powered by WordPress