Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Deklaratë e Bashkimit Evropian për takimin e 14 shtatorit

Deklaratë e Bashkimit Evropian për takimin e 14 shtatorit

Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka dalë me një deklaratë për media lidhur me takimin e 14 shtatorit në Bruksel ndërmjet kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Në deklaratën e Borrellit shprehet shqetësim për mungesën e zbatimit nga palët të angazhimeve të marra me marrëveshjen për normalizimin e raporteve dhe aneksin e zbatimit.

Më tej thuhet BE-ja u kujton palëve përgjegjësinë e tyre për të respektuar parimin e konfidencialitetit në dialog, gjersa përmend edhe çështjen e pronësimit të tokave, masat ndaj Kosovës e çështje tjera.

/TV Arbëria

Powered by WordPress