Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pas 5 ditësh të sondazhit të TV Arbërisë, 94,6 % e qytetarëve kërkojnë largimin e Agim Ademit nga Federata

Pas 5 ditësh të sondazhit të TV Arbërisë, 94,6 % e qytetarëve kërkojnë largimin e Agim Ademit nga Federata

Pjesa më e madhe e qytetarëve të Kosovës janë të mendimit se Agim Ademi duhet t’i jep fund qëndrimit si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Me humbjen ndaj Rumanisë, ndër kritikat më të mëdha kanë qenë për Ademin shkaku i problemeve brenda skuadër, ashtu siç foli edhe Edon Zhegrova, pavarësisht që i ra pishman disa orë më vonë.

TV Arbëria ka krijuar një sondazh se nëse duhet të largohej nga FFK-ja, dhe plotë 94,6 % votuan se ishin ‘pro’ vendimit të largimit së Ademit.

Në mediat lokale u raportua edhe që lojtarët i kanë kërkuar kapitenit Amir Rrahmani t’i kërkojë Ademit të jep dorëheqje, por deri më tani s’ka asgjë të konfirmuar.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga FFK-ja dhe mbetet të shihet në ditët në vijim se a do të merret ndonjë vendim.

/TV Arbëria