Vlora Çitaku, nënkryetare e parë e partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar në lidhje me deklarata e kryeministrit të Kosovës, i cili tha se pot ë ketë zgjedhje të reja nacionale, opozita mund të zhduke.
Çitaku ka thënë se kryeministri dëshiron të zhduk gjithçka që nuk pajtohet me të.
“Po Kryeministër, Ju mendoni se e zhdukni opozitën (më mirë me thanë dëshironi ), sikurse që mendoni se keni fuqi me zhdukë gjithçka dhe secilin që nuk pajtohet me ju”, ka shkruar ajo ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Po Kryeministër,
Ju mendoni se e zhdukni opozitën ( më mirë me thanë dëshironi ), sikurse që mendoni se keni fuqi me zhdukë gjithçka dhe secilin që nuk pajtohet me ju.
Njejtë dëshironi dhe synoni edhe për mediat, shoqërinë civile, biznest, prokurorinë.
Përgjigjen e parë e keni marrë në zgjedhjet lokale me 2021.
Përgjigjen e dytë do ta merrni kur të mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Shpejtë.
/TV Arbëria