Gjigandi i tregtisë elektronike, Alibaba, po planifikon të investojë 2 miliardë dollarë në Turqi, tha të hënën njësia e saj turke Trendyol.
Njoftimi erdhi pasi Michael Evans, udhëheqësi i Alibaba, u takua me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në Stamboll të premten.
Evans i tha Erdoganit se Alibaba ka investuar 1.4 miliardë dollarë në Turqi nëpërmjet Trendyol falë besimit të kompanisë Alibaba në bazat e shëndosha ekonomike të Turqisë.
Ai ndau detaje me presidentin turk rreth investimeve të reja siç janë investimet në qendrën e të dhënave dhe qendrën logjistike në Ankara dhe qendrën e operacioneve të eksportit në aeroportin e Stambollit. (AA)
/TV Arbëria