Kanë përfunduar 45 minutat e para të dy ndeshjeve të Superligës së Kosovës në futboll ku po ballafaqohen Dukagjini me Ballkanin dhe Prishtina me Lirinë.
Në Klinë, Dukagjini po e befason kampionin në fuqi, Ballkanin pasi ka shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0.
Golin për skuadrën e Dallkut e realizoi Altin Merlaku në minutën e 44’.
Me të njëjtin rezultat ka përfundiuar edhe pjesa e parë e ndeshjes Prishtina-Liria. Golin për bardh e kaltërit e ka realizuar Kryeziu në minutën e 34’.
/TV Arbëria