Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka falënderuar qytetarët në Prishtinë për pjesëmarrje nëpër çdo nëndegë, duke thënë se përveçse mbështetje po u japin edhe shpresë.
Ai ka shkruar në Facebook se këtë vikend kanë vazhduar me katër kuvende të tjera.
“Si në lagje të reja, sikurse Prishtina e Re III, ashtu dhe në fshatra të Kryeqytetit – Shkabaj, Mramor e Keçekollë – pjesëmarrja qytetare është shenjë konfirmuese për ‘Rrugën e Re’. Do të vazhdojmë kështu – dhe më shumë. E ardhmja është e ndritshme. Struktura e Lidhjes në Kryeqytet po vjen si forcë prijëse për shumë vjet”, ka shkruar ai.
/TV Arbëria