Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Lojtari që përballoi gjashtë operacione në zemër e dy sulme kardiake

Lojtari që përballoi gjashtë operacione në zemër e dy sulme kardiake

Charlie Wyke që aktualisht po luan me sukses për Wigan Athletic në Angli, është njëri nga futbollistët me historinë më frymëzuese në botë.

Në karrierën e tij ka tejkaluar shumë probleme shëndetësore duke parë disa herë veten e tij në prag të vdekjes.

30-vjeçari anglez pësoi arrest kardiak dy herë gjatë stërvitjes në nëntor 2021 dhe prill 2022. Ai u ndihmua shpejt në të dy rastet dhe sulmuesi i Wiganit mbijetoi. Më pas iu desh t’i nënshtrohej gjashtë operacioneve në zemër. Tani ai ka një defibrilator në kraharor, ngjashëm me atë që i ndodhi danezit Christian Eriksen. Dhe më pas, pikërisht kur Wyke mendoi se më në fund mund t’i kthehej normalitetit, ishte pengesa tjetër.

“Sezonin e kaluar arrita në një pikë ku nuk isha i sigurt nëse doja të luaja më”, tha ai për gazetën angleze “The Sun”. Trajneri i tij në Wigan, Leam Richardson, me të cilin kishte krijuar një marrëdhënie të ngushtë, u shkarkua. Ishte Richardson ai që kishte ndërhyrë menjëherë në arrestin e parë kardiak të Wyke, filloi reanimimin dhe kështu e shpëtoi atë.

Më pastaj ai pësoi një lëndim në gjurin e tij, teksa filloi të vuante nga mbipesha duke bërë që ai dhe familja e tij ta mendonin largimin nga futbollit.

Kur u kthye nga lëndimi i gjurit, ai luajti vetëm katër ndeshje dhe kështu u tha shokëve të tij në dhomën e zhveshjes se do t’i jepte fund karrierës së tij në fund të sezonit. Por fizioterapisti Jimmy Barrow kishte diçka kundër kësaj. “Ai më tha se po e nxirrja zemërimin tim te njerëzit e gabuar, se duhet të fokusohesha tek vetja dhe të ktheja kokën dhe trupin tim në rrugën e duhur”, tha Wyke.

Barrow u dëshmua se kishte të drejtë, Wyke u përpoq për herë të fundit, humbi gjashtë kilogramë dhe u votua Lojtari i Muajit.

/TV Arbëria

Powered by WordPress