Një aeroplan me turistë është rrëzuar në Barcelos të Brazilit, duke lënë të vdekur 14 persona.
Kryetari i bashkisë së qytetit konfirmoi aksidentin për CNN Brasil.
Aeroplani mbante 12 turistë, pilotin dhe bashkëpilotin.
Mbrojtja Civile e Brazilit, tha se nuk ka të mbijetuar. “Udhëtarët po shkonin në lokacion për të praktikuar peshkim rekreativ dhe përplasja ndodhi për shkak të motit të lig. Binte shi i madh në momentin e uljes”.
Zyrtarët nuk dhanë detaje mbi kombësinë e viktimave.
/TV Arbëria