Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Zgjedhjet e parakohshme – Analistët thonë se nuk ka gjasa të mbahen

Zgjedhjet e parakohshme – Analistët thonë se nuk ka gjasa të mbahen

Thirrjet e partive opozitare për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, njohësit e çështjeve politike, po i vlerësojnë si thirrje për rritjen e elektoratit të tyre. Sipas tyre, opozita e di mirë që nuk mund ta dërgojnë vendin në zgjedhje pasi nuk kanë vota të mjaftueshme. 

Ata thanë që vendi mund të shkojë në zgjedhje vetëm nëse Qeveria me vetë dëshirë jep dorëheqje, po që sipas tyre, për këtë gjasat janë shumë të vogla që të ndodhin.

Analisti politik, Shemsi Jashari, i tha Ekonomia Online, se kërkesat e opozitës për zgjedhje janë normale, sipas tij, sa më shumë që zgjatë Qeveria e tanishme aq më lehtë do të jetë për opozitën sepse do të ketë argument më shumë për të bindur qytetarët kundër.

“Kërkesa nga opozita për të shkuar më zgjedhje  për shkarkim të qeverisë në demokraci janë minimale. Secila opozitë normalisht do të duhej të kërkonte shkarkimin e një qeverie që është në pozitë për të organizuar zgjedhje me shpresën që ata do të fitojnë dhe të vijnë në qeverisje. Sa më shumë që të zgjatë kjo qeveri aq më lehtë do të jetë për opozitën sepse do të ketë argument më shumë për të bindur qytetarin se kjo qeverisje nuk është e mirë”.

“Skandale e një pas njëshme që është duke i prodhuar ka bërë që opozitës t’i jep kuroja që të del nga ai pozicion inferior që ka ekzistuar tekë opozita komplet në dy vitet e para qeverisje dhe tash sikur duket që kanë marr më shumë guxim për të kërkuar zgjedhje për të insistuar për faktin që është një numër i madh i dështimeve që kjo qeverisje ka premtuar dhe nuk i ka realizuar. Qasja me faktorin ndërkombëtarë, raportet me aleatët tanë të përhershëm dhe sidomos skandalet e tjera që kanë të bëjnë më këtë qeverisje, me korrupsion, nepotizëm dhe gjitha ato që po jemi dëshmitar të kohës dhe po i shohim vazhdimisht. Sulmet që Qeveria i bënë në adresë të gjyqësorit, prokurorisë kanë bërë që një numër i madh i qytetarë ta shikoj pozicionin e vetë kur të organizohen zgjedhjet”, tha ai.

Ai tha se Qeveria mund të rrezohet vetëm nëse vetë dorëhiqet, pasi opozita nuk i ka numrat për të rrezuar këtë ekzekutivin.

“Në këtë kohë që po flasim mendoj që opozita e dinë që nëse nuk ka vullnet për dorëheqje ose vetë shkarkim kjo qeverisje nuk ka numrat për të rrezuar. Prandaj edhe zërat e tyre janë bukur insistues për të shkuar në zgjedhje që lënë të kuptohet që këta duan ta tregojnë se nuk kanë frik të shkojnë në zgjedhje, duke ditur në anën tjetër  që nuk i kanë numrat për ta rrezuar këtë qeveri. Veprimet që PDK-së me insistim kërkon që të shkojë në zgjedhje fletë komunikon me elektoratin e vetë duke dashur që të thotë që në jemi të gatshme për më marr përgjegjësi. Mandej LDK-ja me organizmin e takimeve, me lansimin e një programi një “Rruge të re” siç e quajnë donë të thotë se ne duhet të rikthehemi dhe kemi një vizion të qartë se si do të rikthehemi. Po ashtu edhe AAK-ja ka kohë që ka marr një nismë për të mbledhur nënshkrimet për të kërkuar mocion mosbesimi duke e ditur që nuk kemi një koordinim mesë opozitës qeveria mund të rri e qetë në kuptim që opozita mund ta rrëzoj. Përveç që vetë pozita, e kemi një sinjal nga Kuvendari Konjufca që tërthorazi e thotë që ndoshta është mirë që të shkohet ne zgjedhje duke ironizuar me opozitën. Në fakt nëse pozita vlerëson që në këtë ritëm në këtë rend se si është duke shkuar puna në qeverisje do të mund të humbte elektorat nëse vonohet për të shkuar në zgjedhje atëherë nuk është e habitshme nëse pranverën e viti 2024, pjesën e parë 2024 edhe të kemi zgjedhje të parakohshme në Kosovë”, tha ai.

Arbnor Sadiku, analist politik, tha se duke u bazuar më numrat që ka partia në pushtet gjasat për të shkuar në zgjedhje janë shumë të vogla.

Sipas tij, thirrjet e partive opozitare për të shkuar në zgjedhje janë duke u bërë për arsye që ato në zgjedhjet e ardhshme të dalin të dytat dhe të bashkëqeverisin me VV-në.

“Bazuar ne numrin në parlament që ka LVV-ja të deputetëve gjasat për të rënë kjo qeveri shumë shpejt janë jashtëzakonisht të vogla. Natyrisht që opozita nuk ka tjetër punë përveç që ta dërgojnë vendin ne zgjedhje në çdo kohë dhe në çdo moment pasi që presin një momentum më të mirë. Ndoshta jo që praktikisht të dalin të parat por si të dyta apo të tretat parti të kenë një rezultat  më të favorshëm në zgjedhjet e ardhshme me një VV e cila mund t’i ketë nënë 40 për qind të elektoratit të Kosovës dhe nuk do të mund ta krijoj qeverinë e re pa ndonjërën parti opozitare, tha ai. 

“Është tendenca e tyre për të ardh ndonjëra prej tyre në pushtet në të ardhmen  me VV-në. E dyta është që kemi pasur një ngecje të realizmit të marrëveshjeve ndërkombëtare të votimit të tyre në Kuvend që varen direkt nga opozita dhe mos zbatimi i tyre sigurisht e qetë pozitën në pozitë të pa lakmueshme dhe ja bënë një farë lloj detyrimi moral që ajo të shkojë në zgjedhje”, tha ai.

/TV Arbëria

Powered by WordPress