Alba mahnitë me pamjen e saj, poston foto nga Kalifornia

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Albana Vukaj,...

Vitia ka një lajm të mirë për pacientët e Neurokirurgjisë, ja cilat shërbime janë shtuar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar qytetarët me...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti: Pjesëmarrja e vajzave në studime në fushat STEM në UP është në masën 50 për qind

Extra AL PVC

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në ndërtesën e Qeverisë rrjetin “STEM Ambassadors”, të rinj e të reja nga Kosova e diaspora, të dalluar në fushat STEM.

Ky rrjet, i cili do të lansojë edhe platformën këtë muaj me anë të financave nga Ambasada e Kanadasë, përfshinë ambasadorë, që do të ndihmojnë vullnetarisht për çdo aktivitet, që do të organizohet në të ardhmen qoftë nga institucionet e ndryshme apo nga organizatat që zbatojnë projekte të këtyre fushave.

Kryeministri Kurti duke vlerësuar objektivat e të rinjve, informoi se janë dhënë 3,978 bursa për studime në fushat STEM brenda dhe jashtë vendit, duke dyfishuar edhe buxhetin për to.

Ai tha se Qeveria ka ofruar mbi 1,300 bursa për fushat STEM në vitin akademik 2021-2022 vetëm për vajza, dhe mbi 1,600 bursa për fushat STEM në vitin 2022-2023 për vajza dhe djem.

“Pjesëmarrja e vajzave në studime në fushat STEM në Universitetin e Prishtinës është në masën 50%, dhe këtu asnjë vend nuk mund të krahasohet me neve sepse në vendet e Bashkimit Evropian është 17 %, relativisht i bie 1/3 e kësaj që kemi ne”, shtoi kryeministri Kurti, duke theksuar se jemi të interesuar që sa më shumë vajza të studiojnë në STEM.

Me këtë rast, këtë vit është mbajtur konferenca e parë kombëtare për gra dhe vajza në STEM, STEMinists, organizuar nën patronatin e Kryeministrisë ku janë krijuar edhe kushtet për rrjetëzimin e vajzave dhe grave në këto fusha si dhe për mundësitë për punë praktike, mentorim e zhvillim profesional.

Ideatorja e STEMGirls, Erblina Bunjaku, e cila së fundmi u shpall fituese e çmimit Harmony Hero Awards për kategorinë “Nisma Inovative/Innovative Initiatives”, njoftoi se gjatë targetimit të Ambasadorëve, një nga parimet e organizatës është që të ruajnë barazinë gjinore  – të paktën 50% vajza dhe gra.

“Përveç rrjetit të ambasadorëve, projekti ka aktivitet kryesor ndërtimin e një laboratori mobil ‘Shkenca në Lëvizje/Science in Motion’, i cili së bashku me ekipin e ekspertëve të fushave STEM dhe një grupi të caktuar të Ambasadorëve STEM do të vizitojnë viset rurale të Kosovës rregullisht.

Synimi është lidhja e hendekut mes njohurive teorike dhe zbatimit praktik, duke u mundësuar mendjeve të reja të angazhohen me botën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Alba mahnitë me pamjen e saj, poston foto nga Kalifornia

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Albana Vukaj,...

Vitia ka një lajm të mirë për pacientët e Neurokirurgjisë, ja cilat shërbime janë shtuar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar qytetarët me...

Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigja më e mirë ndaj atyre që e kërcënojnë paqen

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas takimit që ka...

“Synonin të vrisnin 4 mijë njerëz njëkohësisht”, shefi i Hezbollahut akuza Izraelit për shpërthimet në Liban: Kaloi vijën e kuqe

Kreu i Hezbollahut , Hassan Nasrallah, ka nisur fjalimin e tij të parë publik që nga shpërthimet vdekjeprurëse të martën dhe të mërkurën në...

Alba mahnitë me pamjen e saj, poston foto nga Kalifornia

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Albana Vukaj,  po merr vëmendjen edhe pas këtij formatit. Ajo po shijon kohë jashtë Kosovës, e nëpër rrugët...

Vitia ka një lajm të mirë për pacientët e Neurokirurgjisë, ja cilat shërbime janë shtuar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar qytetarët me shërbimet e reja në Neurokirurgji. Ai ka deklaruar se katër operime përfunduan me sukses tek rastet...