Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Pesë gabimet që i bëjmë pas ushqimit

Extra AL PVC

Shprehitë që i kemi gjatë gjithë jetës nuk është e lehtë t’i zgjidhim, por kur ato ndikojnë në shëndetin tonë dhe në përgjithësi që ne të ndjehemi mirë, duhet të bëjmë një përpjekje për t’i shmangur.

Në mesin e tyre janë pesë gabimet e mëposhtme që ne të gjitha i bëjmë pas një vakti. Ja cilat janë ato:

1. Shkojmë për të fjetur

Nëse ju shtriheni për të fjetur, pasi keni ngrënë ushqim, do të detyroni lukthin që të tretë ushqimin shumë shpejtë, e që mund të shkaktojë siklet dhe probleme me gjumin. Nuk jeni vetëm (në fakt jeni pjesë e shumicës), nëse pas ushqimit keni përgjumje, por përpiquni që t’i rezistoni gjumit dhe prisni për të paktën dy orë pas ngrënies. Gjëja më e mirë pas një vakti për veten tuaj mund të jetë ecja.

2. Ndezim një cigare

Shumë duhanpirës ndjejnë kënaqësi të madhe kur ndezin një cigare pas ushqimit, por ky është një gabim i madh. Pasi të keni ngrënë, trupi ka nevojë për një kohë që të tretet ushqimi, ndërsa pirja e duhanit me siguri që nuk do të ndihmojë. Me fjalë të tjera, nikotina lidhet me oksigjenin e tepërt i cili është i nevojshëm për tretje, e kjo është arsyeja pse trupi do të thithë materie kancerogjene më shumë se zakonisht.

3. Bëjmë dush

Kur bëjmë dush, rrjedhja e gjakut në trup ndryshon për shkak se gjaku do të arrijë në sipërfaqen e lëkurës së trupit në mënyrë që organizmi më lehtë të përballet me ndryshimin e temperaturës. Kjo do të thotë se sasia e gjakut që ndihmon në tretjen e ushqimit do të zvogëlohet, që procesin e tretjes mund t’a ngadalësojë ose të shkaktojë tretje të dobët.

4. Hamë fruta për dezert

Nuk thonë kot nutricionistët që frutat më së miri është të hahen në mëngjes, në lukthin bosh. Jo vetëm që sheqeri nga fruta do të plotësoj energjinë e nevojshme për punë por edhe do të shmangë tretjen e dobët që mund të shkaktohet nga ngrënia e frutave si ëmbëlsirë pas ushqimit.

Duke pasur parasysh faktin se për tretjen e frutave ka nevojë për enzima të tjera, frutat më së miri është që të hahen në lukthin bosh në mënyrë që të maksimizohet absorbimi në trup. Nëse hani fruta menjëherë pas një vakti, ato nuk do të jenë në gjendje që të treten siç duhet, sepse do të jenë përzier me ushqime të tjera që ju keni ngrënë më parë.

5. Ushtrojmë

Duhet që të presim të paktën dy orë pas ngrënies që pastaj të shkojmë në ushtrime. Lëreni ushqimin që të “flejë” dhe kështu do të shmangni refleksin e mundshëm të stomakut, lemzën, mundimin dhe madje edhe të vjellat.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...