Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Veteranët e UÇK-së protestojnë pas bastisjeve nga Specialja

Veteranët e UÇK-së protestojnë pas bastisjeve nga Specialja

Veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur para bazës së EULEX-it në Fushë Kosovë. Përmes protestës, ata po kundërshtojnë bastisjet e Speciales të kryera ditët e fundit në Kosovë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së po kundërshton batisjet që hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të asistuar nga EULEX-i, kanë kryer në banesën e dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu.

Bastisje janë kryer edhe në shtëpinë e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Behar Berisha.

Gjithashtu, telefoni u është konfiskuar ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ish-të burgosurit politik, Nait Hasani, si dhe Arben Mustafës-vëllait të Salih Mustafës i cili është i dënuar në shkallë të parë nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim.

/TV Arbëria