Forca e Sigurisë së Kosovës është gati për të marrë pjesë në ushtrimin kryesor të ushtrisë britanike “Cambrian Patrol”.
Ky ushtrim pritet të mbahen në muajin e ardhshëm në Uells.
“Cambrian Patrol”, është ngjarja kryesore patrulluese e Mbretërisë së Bashkuar, me pjesëmarrës nga e gjithë bota.
Lidhur me këtë organizim ka shkruar edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë.
“Ushtarët e FSK-së janë duke i dhënë hapat e fundit përgatitjes së tyre për stërvitjen Cambrian Patrol. Stërvitja rraskapitëse do të mbahet muajin e ardhshëm në Uells dhe është ngjarja kryesore patrulluese, me pjesëmarrës nga e gjithë bota. Ushtarët britanikë nga Regjimenti Mbretëror anglez janë në Kosovë për të mbështetur këto përgatitje duke ofruar njohuri mbi metodat e Ushtrisë Britanike dhe kushtet me të cilat ekipi do të përballet në Uells”, thuhet në njoftim.
Kjo ngjarja mbahet nga 6 deri më 15 tetor.
/TV Arbëria