Kuvendi i Kosovës sot (e enjte) mban dy seanca plenare.
Seanca plenare është paraparë për në ora 10:00 dhe në rend ditë ka edhe votimin e Poropozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.
Ndërsa nga ora 14:00 është paraparë të mbahet seanca e jashtëzakonshme, ku do të ketë “debat parlamentar lidhur me dështimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024”.
/TV Arbëria