Rënia në peshë është një mision i vështirë por jo i pamundur.
Ky mision kërkon shumë vullnet dhe mbi të gjitha disa ndryshime nga regjimi i mëparshëm ushqimor.
Studimet kanë identifikuar disa ndryshime të vogla që mund të bëni që në vaktin e parë të ditës, të cilat rezultojnë të suksesshme.
Fibra ju ngop – Mjafton ta nisni ditën duke konsumuar të paktën 10 gramë fibër.
Ushqimet e fermentuara përmbajnë sasi të mëdha probiotikësh por nëse nuk ju pëlqejnë ato mund të kombinoni kosin me rrush, mjaltë dhe limon.
Mjaftojnë 35 gramë proteinë në ditë për të përmirësuar ndjesinë e ngopjes që zgjat për shumë kohë.
Omletën e mëngjesit mund ta kombinoni me pak perime të gjelbra bishtajore, një burim i pasur proteine.
Uji me limon ka doza të mjaftueshme të vitaminës C.
Kjo vitaminë që mund të merret në mëngjes bashkë me një ushqim të pasur me proteina ndihmon në përthithjen e hekurit.
Në mëngjes përpiquni të mos konsumoni sheqer sepse minon përpjekjet tuaja për të humbur kilogramët e tepërt.
Përqëndrimi dhe vëmendja ndaj ushqimit nënkupton një ngrënie më të pakët, më shumë kënaqësi dhe ngopje.
Mund të përgatisni një omletë të shëndetshme me perime, brokoli, etj, ose një lëng me bazë spinaqi dhe kështu mund të përfitoni doza të shëndetshme vitaminash dhe mineralesh.
Avokado dhe ullinjtë janë pjesë e pandashme e një regjimi ushqimor mesdhetar.
Arrat gjithashtu janë një element i rëndësishëm që ndihmon në rënien në peshë.
Synoni të ecni më shumë se 15 minuta në ditë në mënyrë që ta vini sistemin tretës në punë dhe të shijoni arritjen e një peshe të shëndetshme trupore
/TV Arbëria