spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ukraina sulmohet nga 32 dronë rusë

Extra AL PVC

Rusia e sulmoi Ukrainën me 32 dronë gjatë natës mes së shtunës dhe të dielës, shumica e të cilëve e kishin për cak kryeqytetin Kiev, thanë të dielën zyrtarët e ushtrisë ukrainase.

Mbrojtja Ajrore e Ukrainës i rrëzoi 25 prej tyre, thanë ata më 10 shtator, pa treguar hollësi për shtatë dronët e tjerë.

Tërmeti në Marok, Hakimi me shokë dhurojnë gjak për të plagosurit – Gazeta…
Sulmet ajrore ruse vijnë në një kohë kur liderët ukrainas po i bëjnë thirrje Perëndimit për përkrahje shtesë për ta zmbrapsur pushtimin rus.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se “pushtuesi e sulmoi Ukrainën me 32 dronë kamikazë… prej të cilëve 25 u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase”.

“Pushtuesi rus i drejtoi shumicën e dronëve në rajonin e Kievit”.

“Dronët u futën në kryeqytet në grupe dhe nga drejtime të ndryshme”, tha Sergiy Popko, kryetar i Administratës Ushtarake të qytetit të Kievit.

Mbetjet e tyre ranë në disa rrethina, duke e dëmtuar një banesë në një ndërtesë shumëkatëshe, si dhe rrugët dhe linjat e rrymës, shtoi ai, duke thënë se një person u lëndua.

Rusia i sulmoi sistematikisht qytetet ukrainase në fillim të pushtimit që e nisi vitin e kaluar, por sulmet masive janë bërë më pak të shpeshta, për shkak se rezervat e Moskës po pakësohen, ndërsa Ukraina e ka përforcuar mbrojtjen ajrore.

Muajin e kaluar, Kievi i shkatërroi më shumë se 20 dronë dhe raketa ruse në atë që e cilësoi si sulmin më të fuqishëm në kryeqytet që nga pranvera.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Lindja e Mesme: Konflikti ka shpërthyer, por një luftë totale nuk është në interesin e askujt

  Kur dy armiq të hidhur thonë të njëjtën gjë,...

“Qeveria nuk ka bërë hapa konkret për parashtrimin e padisë kundër Serbisë për gjenocid”

Qeveria e Kosovës nuk ka bërë ende asnjë hap...

Kontrabanda me Iphone 16 përmes aeroportit, bie në duar të Doganës së Kosovës

Në orët e vona të së premtes, në Aeroportin...

Deklaratat e Kurtit nga Brukseli, çfarë i tha Reutersit e çfarë zyrtarit të BE’së për Asociacionin dhe marrëveshjet me Serbinë

Parakushti i Bashkimit Evropian që Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në kuadër të procesit të dialogut dhe të zbatojnë të...

Lindja e Mesme: Konflikti ka shpërthyer, por një luftë totale nuk është në interesin e askujt

  Kur dy armiq të hidhur thonë të njëjtën gjë, duhet të jetë e vërtetë. Sidomos nëse fjalët e tyre pasohen nga vepra. Të enjten folën Hassan...

“Qeveria nuk ka bërë hapa konkret për parashtrimin e padisë kundër Serbisë për gjenocid”

Qeveria e Kosovës nuk ka bërë ende asnjë hap konkret për ngritjen e padisë për gjenocid ndaj Serbisë. Kështu po vlerësojnë njohës të sistemit...