Blog Post

Arbëria TV > Siguri > Arrestohet një person në Shtime për veprën “Vjedhje e pyjeve”

Arrestohet një person në Shtime për veprën “Vjedhje e pyjeve”

Në orët e paradites së sotme, në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, është arrestuar një person në Shtime i cili ishte dënuar për veprën “Vjedhje e pyjeve”.

I dyshuari, me iniciale Xh.A., i moshës 42 vjeçar, ka qenë i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

Policia ka njoftuar se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje e pyjeve” me dënim burgimi prej 2 muajve, i cili pas kompletimit të dokumentacionit, është dërguar në vuajtje të dënimit.

/TV Arbëria