Një burrë i çmendur duke thirrur “Allahu Akbar”, u përpoq ta hapte derën gjatë një fluturimi nga Izraeli në Angli, megjithatë, ai u ndalua nga një bashkëudhëtari shqiptar i cili po konsiderohet si hero.
Victor Troboloni, një shqiptar i cili ishte duke shkuar për të vizituar nënën e tij të sëmurë në Londër, kapi sulmuesin e paidentifikuar dhe e mbajti atë me ndihmën e pasagjerëve tjerë, ndërsa anëtarët e ekuipazhit e lidhën.
“Ishte një situatë shumë e frikshme,” tha Troboloni për “The Sun”, përpara se të shtonte se po mendonte që “mund të mos e shoh më kurrë nënën time.”
Fluturimi Ë9 4452 i linjës ajrore buxhetore hungareze Wizz Air, pas incidentit u detyrua të ulej në Serbi, sipas stacionit izraelit të lajmeve i24 News.
“Kompania po merret me fluturimin e mëtejshëm të të gjithë klientëve në Londër,” tha Wizz Air të martën.
“Qetësia dhe siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit janë prioriteti kryesor i kompanisë. Kompania shpreh keqardhje për shqetësimin e shkaktuar nga ky incident i papritur.”
Si pasojë e shkeljes së sigurisë, bashkudhëtari shqiptar e kapi të dyshuarin dhe e bllokoi atë, sipas pamjeve të celularit të siguruara nga “The Sun”.
Në klip, sulmuesi pa emër u pa duke bërtitur, ndërsa Troboloni, 45 vjeç, e shtrin atë në dysheme.
I dyshuari thirri “Allahu Akbar”, arabisht për “Zoti është më i madhi”, tha pasagjeri heroik për tabloidin në Mbretërinë e Bashkuar. Zyrtarët nuk e dine ende motivin e këtij sulmi.
/TV Arbëria