Shtëpia e futbollit evropian, UEFA po vazhdon delegimin e gjyqtarëve nga Kosova në garat evropiane, qofshin ato në nivel klubesh apo përfaqësuesesh.
FFK-ja, të enjten ka njoftuar se katër gjyqtarë nga Kosova janë caktuar për të ndarë drejtësinë në ndeshjen e gjeneratës U21 në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025”.
Katërshes nga Kosova i është besuar dueli mes San Marinos dhe Norvegjisë, i cili do të zhvillohet të enjten prej orës 18:00.
Gjyqtar kryesor në këtë takim do të jetë Mervan Bejtullahu, i cili do të asistohet nga Edmond Zeqiri e Fatmir Sekiraqa. Ndërkohë, gjyqtari i katërt do të jetë Vigan Ibërdemaj.
/TV Arbëria