“Greqia e Qipro në listën ruse të vendeve me “sjellje katastrofike””

Lista e Rusisë me vendet që sipas tyre imponojnë...

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë- Dyshohet se vrau një burrë në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka vënë në kërkim të dyshuarin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Eksportet e Kosovës drejt Gjermanisë arrijnë vlerën mbi 50 milionë euro

Extra AL PVC

Në 7-mujorin e parë të këtij viti, eksporti i produkteve nga Kosova në Gjermani ka arritur vlerën 52 milionë euro, derisa importi nga ky shtet evropian në vendin tonë arrin vlerën e mallrave në 414 milionë euro.

Ndërkaq, sipas statistikave mes dy vendeve, Investimet e Huaja Direkte nga janari deri në qershor të këtij viti kapin vlerën 92 milionë euro.

Kështu është bërë e ditur nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare gjatë një takimi me një delegacion i lartë gjerman, të cilët janë informuar për ekonominë e Kosovës.

Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani ishte pjesë e pritjes së delegacionit të lartë gjerman, të organizuar nga Zyra e Fondacionit Politik gjerman Konrad Adenauer Stiftung (KAS).

“Ajo që u vu në pah, ishte se Kosova ka partner kryesor Gjermaninë në të bërit biznes që nga paslufta. Këtë e thojnë statistikat mes dy vendeve, ku Investimet e Huaja Direkte nga janari deri në qershor të këtij viti kapin vlerën 92 milionë euro. Në anën tjetër eksporti i produkteve kosovare në Gjermani në 7-mujorin e parë të këtij viti ka mbërritur 52 milionë euro, përballë importit nga Gjermania në Kosovë me 414 milionë euro”, thuhet në komunikatën e OEGJK-së.

Me një përbërje prej udhëheqësish të organizatave, odave dhe zyrave ekonomike gjermane, interesimi i këtij delegacioni ishte i fokusuar në aspektin ekonomik.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Protesta e paralajmëruar e shqiptarëve në Luginë, Sinani: Të bashkohemi kundër diskriminimit e padrejtësive

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se do...

“Greqia e Qipro në listën ruse të vendeve me “sjellje katastrofike””

Lista e Rusisë me vendet që sipas tyre imponojnë...

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë- Dyshohet se vrau një burrë në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka vënë në kërkim të dyshuarin...

Shumë pozita me “u.d” në ministri, konsiderohen të jashtëligjshme

Në Agjencitë e Departamentet e ndryshme të dikastereve të...

Protesta e paralajmëruar e shqiptarëve në Luginë, Sinani: Të bashkohemi kundër diskriminimit e padrejtësive

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se do të mbajnë një protestë në muajin shtator. Sinani përmes një shkrimi në Facebook thotë se kjo...

“Greqia e Qipro në listën ruse të vendeve me “sjellje katastrofike””

Lista e Rusisë me vendet që sipas tyre imponojnë “sjellje shkatërruese në kundërshtim me vlerat shpirtërore dhe morale ruse”, mes të cilave janë Greqia...

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë- Dyshohet se vrau një burrë në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka vënë në kërkim të dyshuarin për vrasjen e djeshme në Mitrovicë. Bëhet fjalë për Valdrin Salihun. Postimi i plotë i Policisë: Kërkesë për...