Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut, pasi të cilit Policia e Kosovës gjatë një kontrolli i ka gjetur dhe sekuestruar dy qese me substanca narkotike me peshë 4.7 gram.
Arrestimi i tij është bërë në rrugën “Hoxhë Hasan Tahsini” në Mitrovicën e Jugut të mërkurën pasdite.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova pasi që gjatë kontrollit iu janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 4.7 gram”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
/TV Arbëria