Kombëtarja e Zvicrës po përgatitet për dy ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian ndaj Kosovës dhe Andorrës në Valais. Lojtarët u grumbulluan në kampin kombëtar të hënën.
Ata kanë udhëtuar nga vende të ndryshme, varësisht nga ekipet respektive evropiane nëpër të cilat luajnë.
Siç bënë të ditur gazeta “Blick”, në hotelin e ekipit i fundit ka mbërritur Granit Xhaka. Kapiteni kishte me vete pasardhësin e tij ndoshta të ardhshëm, Ardon Jashari. Pas dy ftesave nga U-21, Jashari u thirr në kombëtaren A për herë të parë këtë vit.
Xherdan Shaqiri ka marrë rrugën më të gjatë. Ai udhëtoi për në Valais nëpërmjet Uashingtonit. Megjithatë, ai përfundoi duke mbërritur pa asnjë valixhe. Kjo për shkak të ndryshimeve të shumta, bagazhi nuk arriti në Cyrih.
/TV Arbëria