Dita e shtunë do të jetë ndeshja e shumë pritur e tifozëve të futbollit në Kosovës pasi “Dardanët” do të ballafaqohen me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian “EURO 2024”.
Grumbullimi i lojtarëve nën urdhrat e trajneri Primizh Gliha kanë filluar nga dita e hënë, ndërsa sot do të zhvillohet stërvitja e parë.
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Përfaqësuesja e Kosovës sot e zhvillon stërvitjen në orën 19:00 në Kampin Nacional në Hajvali.
Ndërkaq, stërvitja e paradites e Kombëtares U21, e paraparë të mbahet në Obiliq, është zhvendosur në Kampin Nacional në Hajvali në orën 10:00, kurse stërvitja e pasdites do të mbahet në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, në orën 17:30.
/TV Arbëria