Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Primozh Gliha do të flas sot për herë të parë si trajner i “Dardanëve” në një konferencë për media.
Kjo dalje e tij vjen pak ditë pasi ai shpalosi listën pre 27 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit shtator, atë kundër Zvicrës dhe kundër Rumanisë.
Gliha u emërua në krye të Kosovës nga Federata e Futbollit pas shkarkimit të francezi Alain Giresse për shkak të rezultateve të dobëta.
Po ashtu, sot “Dardanët” do ta kryejnë stërvitjen e parë e cila do të mbahet në Kampin Nacional në Hajvali me fillim nga ora 20:00.
/TV Arbëria