Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Zyrtare: Ter Stegen, portier i Barçës deri në vitin 2028

Zyrtare: Ter Stegen, portier i Barçës deri në vitin 2028

Barcelona edhe zyrtarisht e ka konfirmuar që kapiteni i klubit, Marc-Andre ter Stegen ka nënshkruar një kontratë të re deri në vitin 2028.

Kontrata e kaluar e Ter Stegen ishte paraparë të skadonte në vitin 2025, por Barcelona tani ia ka rinovuar edhe për tre vite të tjera.

Marrëveshja mes dy palëve ka ekzistuar që nga java e kaluar, me portierin gjerman që tani e ka nënshkruar kontratën e re sot. Në marrëveshjen e re është e përfshirë edhe klauzola e lirimit prej 500 milionë eurove.

Ter Stegen po kalon nëpër vitet më ë mira të karrierës së tij, ku kishte një rol kyç në triumfin e Barcelonës në La Liga dhe në Super Kupën e Spanjës.

/TV Arbëria

Powered by WordPress