Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Federata e Golfit e Kosovës ka bërë të ditur se është shumë pranë anëtarësimit në Asociacionin Evropian të Golfit (EGA).
Komiteti Ekzekutiv i EGA-s ka votuar pro propozimit të Federatës së Golfit për ta pranuar Kosovën në qeverinë e madhe evropiane.
“Posa jemi informuar se dje Komiteti Ekzekutiv i EGA-s ka votuar Pro propozimit të Federatës së Golfit për ta pranuar Kosovën në Familjën e madhe Evropiane”, shkroi Federata e Golfit e Kosovës në “Facebook”.
Votimi final se a do të jetë Federata e Golfit e Kosovës anëtare e Asociacionit Evropian të Golfit do të bëhet më 18 nëntor në Londër.
/TV Arbëria