Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Prizren, një punëtori mobiliesh përfshihet nga zjarri, raportohet për dëm të konsiderueshëm

Prizren, një punëtori mobiliesh përfshihet nga zjarri, raportohet për dëm të konsiderueshëm

Një punëtori mobiliesh është përfshirë nga zjarri në rrugën “Arta” në Prizren, dje pasdite.

Pronari i kësaj mobilerie i ka thënë policisë se një objekt i tij që shërbente si punëtori mobiliesh është përfshirë nga zjarri.

Sipas ankuesit dyshohet se deri te zjarri ka ardhur për shkak te problemit me energji elektrike, ndërsa vlera e dëmit është e konsiderueshme, thotë policia.

Një vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

Rasti mbetet nën hetime.

/TV Arbëria